|
Rregullat e privacitetit Mirëserdhët në www.dergonilule.com, një ueb faqe e krijuar nga Remember Me. Ne duam që ju të ndiheni rehat gjatë përdorimit të kësaj ueb faqeje, për këtë arsye ne kemi krijuar këtë rregull të intimitetit që ju të dini çfarë informata kërkojmë nga ju në këtë faqe dhe si mund t’i përdorim ato. Ju lutemi kushtojani ca momente shikimit te Rregullave te intimitetit të faqes sonë. Duke e përdorur këtë faqe, ju pajtoheni me rregullat e intimitetit të kësaj faqeje. Nëse nuk pajtoheni me këto rregulla, ju lutemi të mos e përdorni këtë faqe. Kjo rregull hyn në fuqi prej 1 Janar 2007. Informatat që ne i mbledhim Ndonjëherë ne mund të mbledhim nga ju informata të përgjithshme, jo personale, informata statistikore për përdorimin e faqes, si p.sh IP adresat e vizitorëve, sa vizitorë e vizitojnë një pjesë të veçantë të faqes, sa gjatë qëndrojnë ata në faqe dhe ne cilat linçe klikojnë ata nëse ka ndonjë. Ne e mbledhim këtë informacion me qëllim që të shohim cila pjesë e faqes është më e vizituar dhe ta bëjmë edhe më të mirë për vizitorët. Ne gjithashtu mbledhim këtë informacion në totalin të dhënave të vizitorëve me qëllim të përshkrimit të punës së faqes parterëve tanë te biznesit, sponsorëve, reklamuesve apo edhe palëve të treta apo edhe si përgjigje ndaj kërkesës se qeverisë. Sidoqoftë, ju sigurojmë që ky total i të dhënave nuk do t’ju identifikojë personalisht juve apo vizitorët tjerë të faqes. Informatat personale identifikuese Me qëllim të qasjes në disa informata dhe pjesë të veçanta që përmban ueb faqja, ne mund të ju kërkojmë që të regjistroheni për një llogari në faqe e cila kërkon informata tuja personale identifikuese(“IPI”). Kategoritë e IPI që ne i kërkojmë, përfshijnë pa kufizime, emrin dhe mbiemrin tuaj, email adresa, adresa postare, numri i telefonit dhe fax-it si dhe informatat e përgjithshme për ju. Gjithashtu ne mund të mbledhim informata tjera tuaja që ju vullnetarisht do të na jepnit përmes komunikimeve elektronike me ne. Ne mbledhim IPI me qëllim të përmbushjes së shërbimeve tona ndaj jush dhe të sigurojmë pajtueshmëri me rregullat tona dhe me ligjin. Gjithashtu, ne mund të përdorim IPI për të proceduar transaksionet e kërkuara, për të përmirësuar shërbimet tona dhe për t’ju dërguar juve informata periodike me emaill apo postë të rregullt. Për shembull ne mund të kërkojmë nga ju përshtypjet tuaja për faqen ose t’ju dërgojmë oferta speciale dhe reklamuese. Zbulimi i informatave personale identifikuese. Asnjëra nga IPI nuk ndahet me partnerët tanë të biznesit, gjithashtu asnjëra nga IPI të marrësve nuk ndahet me partnerët tanë të biznesit. Cookies Cookies janë pjesë të informatave që ueb faqja i transferon ne hard diskun tuaj individual me qëllim të ruajtjes së shënimeve. Cookies e bëjnë kërkimin nëpër ueb faqe më të lehtë, duke i ruajtur preferencat tuaja përderisa jeni ne ueb faqe. Ne kurrë nuk ruajmë informata të kredit kartelave në cookies. Përdorimi i cookies është një standard industrial të cilin do t’i gjeni në shumicën e ueb faqeve. Duke treguar si dhe kur vizitorët e përdorin ueb faqen, cookies na ndihmojnë të shohim cilat pjesë janë më të vizituara e cilat me pak. Informatat si numri total i vizitorëve dhe numri i faqeve të vizituara më së lehti detektohet me anë te cookies. Ne mund t’i përdorim informatat e cookies për të bërë përmirësime dhe azhurnime te ueb faqes dhe t’i përshtatim shërbimet tona nevojave të vizitorëve. Opsionin e heqjes së cookies dhe përdorimin e preferencave të browser-it tuaj do ta keni gjithmonë. Shumica e browser-ve fillimisht i pranojnë cookies. Mundeni ta ri rregulloni browser-in tuaj që t’i refuzoj të gjitha cookies apo të paralajmëron kur një cookies po dërgohet. Sidoqoftë, dijeni që disa pjesë të ueb faqes mund të mos punojnë mirë ose mund të ngadalësohen nëse i refuzoni cookies. Rastësisht ju mund të merrini cookies nga reklamuesit tanë. Ne nuk i kontrollojmë këto. Përdorimi i cookies reklamuese të dërguara nga një palë e tretë është shumë e zakonshme në industrinë e internetit. Siguria Mbrojtja e sigurisë suaj për informatat personale është shumë e rëndësishme për ne. Nëse regjistroheni te ne, llogaria juaj online ruhet nga një fjalëkalim të zgjedhur nga ju. Qasja në këtë llogari kërkon emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Ju rekomandojmë të mos e zbuloni këtë emër dhe fjalëkalim asnjë personi tjetër. Kur ju transmetoni IPI nga kompjuteri juaj personal ne serverët tanë, informatat tuaja janë të mbrojtura nga “firewall” sistemi i detektimit të thyerjeve(një kombinim i harduerit dhe softuerit kompjuterik që ndihmon në ndalimin e qasjes së vizitorëve të paautorizuar në rrjetin tonë kompjuterik) si dhe ne raste të veçanta me anë të enkripitimit standard industrial SSL( ecure socket layer). Pasi ta kemi marrë një dërgesë nga, ne do të ndërmarrim masa parandaluese për ta siguruar këtë informacion në sistemin tonë duke përdorur masa sigurie fizike dhe elektronike. Fatkeqësisht, asnjë e dhënë e transmetuar përmes internetit nuk mund garantohet 100% e sigurt. Rregullat për të miturit Ne nuk mbledhim me qëllim informata personale nga te miturit. Nëse jeni nën moshën 18, ju lutemi mos na dërgoni asnjë informate personale. Ndryshimet në këto rregulla Këto Rregulla te intimitetit mund të ndryshojnë kohe pas kohe pa paralajmërim paraprak te ju, kështu që ju lutemi ta kontrolloni këtë faqe në rast ndryshimesh. Përdorimi i vazhdueshëm i kësaj ueb faqeje edhe pas ndryshimeve do të thot që ju i pranoni ato ndryshime të bëra. |