|
Çka është dhurata? Diçka që ju bën të buzëqeshni. Është kënaqësi të dhuroni dhurata, apo jo? Hiq më pak se t'i pranoni ato. Dhuratat mundësojnë të shprehim emocionet dhe të ndihemi të posaqëm. Arsyet për dhuratë
Gjithkush dhuron dhurata. Shumica kanë dëshirë të realizojnë idenë e dhuratës si shprehje personale e ndjenjave për njëri tjetrin. Dikush e konsideron rastin e dhurimit të dhuratës si të përditshëm. Shumica dhurojmë për festa gëzimi, martesa apo lidhje, përvjetorë apo ditëlindje, diplomime apo pensionime, promovime dhe shumë raste tjera. Nganjëherë dëshirojmë të dhurojmë dhurata pa ndonjë arsye të posaqme vetëm për kënaqësi. Përse të mos dhurojmë sepse jeta është e bukur? Pyetje e duhur për tu pyetur kur zgjedhet dhurata, do të ishte: "A do ta bëjë kjo dhuratë përsonin të ndihet i dashur?" "Bukuria më madhështore e dhuratës është që nuk nënkupton dhe pranon kthim". Lulet dhe dhuratat
Ideja më e popullarizuar për dhurata është dhurimi i luleve. Ato i përshtaten çdo rasti. Ekzistojnë raste të panumërta kur duhet të dhuroni lule dhe dhurata: gazmendet familjare, vizitat në spital, përvjetorët dhe ditëlindjet si dhe rastet tjera të posaqme. Mirëpo, befasimi i njerëzve pa ndonjë arsye, gjithmonë ka qenë mënyrë e mirë për të përkujtuar të dashurit e Juaj sa shumë përkujdeseni për ta, posaqërisht sot, kur ekzistojnë mundësitë e dërgimit të dhuratave me porosi. Zgjedhja e lules dhe dhuratës së qëlluar mund të jetë sfidë, por buzëqeshja e personit të cilit i dedikohet, do ta arsyetojnë mundin Tuaj. Lulet janë dhurata më e kujdesshme për femra dhe meshkuj. Pa marrë parasysh çfarë zgjedhje të luleve do të bëni, dhurojini me sinqeritet. |